Tubimi i PDK në Ferizaj, Memli Krasniqi i kërkon Agim Aliut “sallë trefish më të madhe”, Bedri Hamza flet për frymë të fitores gjithandej

20:08 | 12 January 2025
tubimi-i-pdk-ne-ferizaj,-memli-krasniqi-i-kerkon-agim-aliut-“salle-trefish-me-te-madhe”,-bedri-hamza-flet-per-fryme-te-fitores-gjithandej

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) vazhdoi fushatën zgjedhore për zgjedhjet e 9 shkurtit me një tubim në qytetin e Ferizajt.

Numër i madh i qytetarëve iu bashkuan këtij tubimi, me krerët e PDK-së që pretenduan përkrahje të fuqishme nga qytetarët e kësaj komune për këtë subjekt politik.

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, në fjalimin e tij para të pranishmëve, e cilësoi këtë pjesëmarrje si dëshmi të entuziazmit dhe përkushtimit të qytetarëve për të ardhmen e përbashkët.

Duke iu drejtuar kryetarit të Ferizajt, Agim Aliut, Krasniqi u shpreh me humor, por edhe me një mesazh simbolik: “Kryetar, kërkoj edhe nga ju që tëndërtoni një sallë trefish më të madhe”.

Ndërsa Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza në tubimin elektoral në Ferizaj, tha se fryma e fitores që po i përcjell në këtë qytet, ashtu dhe në Prishtinë, do të vazhdojë gjithandej Kosovës.

Madje, ai shtoi se është krenar që është kandidati për kryeministër nga PDK-ja, parti kjo që u themelua nga ish-krerët e UÇK-së, Hashim Thaçi e Kadri Veseli.

“ Kjo frymë e fitores në Prishtinë, e sonte këtu në Ferizaj, do të vazhdojë gjithandej Kosovës”.

“Jam shumë i lumtur, jam shumë i nderuar. Është privilegj për mua që sonte jam në qytetin e bukur të Ferizajt, në mesin e njerëzve të mirë, njerëzve punëtorë, njerëzve të suksesshëm. Ferizaj është qyteti me transformimin më të madh pas luftë. Është falë njerëzve punëtorë, falë njerëzve të dijshëm, por mbi të gjitha falë Agim Aliut”, tha Hamza.

“Jam krenar që jam kandidat për kryeministër prej Partisë Demokratike të Kosovës, parti që e kanë themeluar dhe udhëhequr dy liderët tanë më të suksesshëm, të cilët janë krijues të shtetit të Kosovës, Hashim Thaçi e Kadri Veseli. Respekt deri në përulje për vlerat e UÇK-së, faleminderit gjithmonë”.

Komento: