Tubimi i VV-së në shesh, Hoti: U shkelën të gjitha udhëzimet e institucioneve shëndetësore

20:00 | 12 Qershor 2020

Sot, Lëvizja Vetëvendosje ka mbajtur një tubim në shesh.

Kryeministri i vendit, Avdullah Hoti ka folur për tubimin e sotëm të Lëvizjes Vetëvendosje në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë.

Ai tha se ka frikë që tubimi i sotëm i ka shkelur të gjitha udhëzimet e institucioneve shëndetësore,.

“E para tubimet e tilla janë e drejtë demokratike, për të shprehë çfarëdo opinioni.Por nuk duhet të bijmë në kundërshtim me udhëzimet e institucioneve shëndetësore. Kam frikë që sot ky tubim i shkeli të gjitha udhëzimet e institucioneve shëndetësore”, tha Hoti.

Komento: