Kandidati për kryeministër i koalicionit AAK, Nisma, Lista Konservatore dhe Forumi Intelektual E-30, Ramush Haradinaj, në tubimin madhështor të mbajtur sot në Gjakovë, ka thënë se katër vitet e qeverisë Kurti i kanë kushtuar shtrenjtë Gjakovës.
Haradinaj ka thënë se qeveria aktuale nuk din asgjë përveç propagandës.
Dështimi i qeverisë Kurti po i kushton shtrenjtë Gjakovës. Rruga Gjakovë-Klinë, u la në harresë nga një pushtet që nuk di të bëjë asgjë përveç propagandës. Gjakova, një ndër kontribuuesit më të mëdhenj në buxhetin e Kosovës, meriton më shumë. Plani ynë është konkret: përfundimi i rrugës Gjakovë-Klinë brenda 6 muajve të parë të qeverisjes, realizimi i Autostradës së Dukagjinit, aktivizimi i aeroportit për fluturime komerciale dhe krijimi i zonës amerikane të biznesit. Më shumë se kaq – do të ndërtojmë një industri prodhuese ushtarake dhe poligon me standarde NATO-s në brezin kufitar, duke hapur mijëra vende pune për gjakovarët”, ka thënë Haradinaj.