Duke i shijuar kafet, kandidatët për deputetë nga Vetëvendosje, Glauk Konjufca e Agim Bahtiri, i lanë gratë e partisë të presin në një vend tjetër.
Pas rreth 20 minutave, këta ia mësyjnë Shtëpisë së Kulturës në Mitrovicë, raporton Klan Kosova.
Disa ndalesa iu ra t’i bëjnë rrugës.
Këtyre dyve dhe disa burrave tjerë me pozita, iu rezervua vendi në rreshtin e parë te salla e tubimit. Të tjerët u lanë nëpër cepa.
Si prijës në listën promovuese të kandidateve për deputete, u la edhe Albin Kurti në fletushkat që u dhanë në hyrje.
Megjithëqë para syve i pati karriget e zbrazëta, Hekuran Murati u mburr për pjesëmarrje në këtë tubim fushate.
Ky tha se partia e tij, që udhëhoqi qeverinë e shtetit për 4 vjet, punoi për të fuqizuar gratë në këtë mandat, e diçka kanë në plan për tjetrin, nëse atë ua besojnë qytetarët.
Ky u kërkoi të tubuarave të votojnë sa më shumë gra në listën e partisë për parlament. Por, ato u thirrën që me patjetër ta zgjedhin edhe një burrë, i cili nuk ishte këtu.
Të përzgjedhen kandidatet e Vetëvendosjes, kërkoi edhe e para e grave në këtë parti, Albulena Haxhiu.
Kryeparlamentari Glauk Konjufca lëvdoi qeverisjen e partisë së tij për diçka tjetër. /Klankosova.tv