Tuchel është i pakënaqur me këtë lojtar

22:00 | 11 Mars 2022

Thomas Tuchel, ka rrëfyer se nuk është i kënaqur me pasigurinë e vazhdueshme që rrethon të ardhmen e qendërmbrojtësit Andreas Christensen.

Danezi ka hyrë në muajt e fundit të kontratës së tij dhe është vendosur të nënshkruajë një transferim të lirë te Barcelona, pasi ka hequr dorë nga jo më pak se dy marrëveshje për një zgjatje në Chelsea në fillim të këtij sezoni,përcjell ORAinfo.

Ka sugjerime se kalimi i Christensen në Barcelonë mund të konfirmohet që në fillim të javës së ardhshme, dhe Tuchel pranoi se ai nuk është më i kënaqur me situatën./ORAinfo/

Komento: