Tuchel jep lajmin e madh për Neymarin

22:25 | 06 Mars 2020

Tuchel ka dhënë një lajm të madh për yllin e skuadrës, Neymar.

Nëse është gati, ai do të luajë – thotë Tuchel.

Problemet e kaluara mes Neymar dhe lojtarëve të Strasbourg s’do të ndikojnë te Thomas Tuchel për të startuar me brazilianin kur Paris Saint-Germain të përballet me Strasbourg këtë vikend.

Neymar ishte dëmtuar rëndë vitin e kaluar pikërisht kundër Strasbourg dhe Tuchel nuk mendon se ata do të veprojnë ngjashëm përsëri.

“Jo, është ndeshje futbolli dhe gjithçka mund të ndodhë”, tha Tuchel në konferencë të premten.

“S’mund t’i mbrojmë ata. Kemi të kaluar me Strasbourg, por nuk mendoj se ata mund të bëjnë gjëra të çuditshme. Nuk frikësohem”.

“Ai ka marrë një goditje kundër Lyon, kështu që duhet të vendosim. Nëse është gati, ai do të luajë”.

Komento: