Tuchel i ofrohet mundësia të kthehet në punë si trajner – interesim nga skuadra e Bundesliga.
Thomas Tuchel vazhdon të jetë pa punë, prej kur u shkarkua nga posti i trajnerit të Chelsea.
Trajneri gjerman, Thomas Tuchel e përfundoi më herët sesa planifikohej aventurën e tij në Londër.
Sipas raportimeve të fundit nga ‘Sport1’, Tuchel i është ofruar një mundësi që të kthehet në punën e tij, përcjell lajmi.
Kjo mundësi i vjen nga kampionati gjerman.
Bayer Leverkusen thuhet të jenë të interesuar për të marrë shërbimet e taktikut gjerman.
Mbetet të shihet nëse mund të arrihet një marrëveshje mes Leverkusen dhe Tuchel.