Ish-trajneri i Chelseat, Thomas Tuchel është në listën e ngushtë të dy gjigantëve të Serie A dhe në sezonin e ri mund ta shohim në futbollin italian.
Një trajner i lirë që nga shkarkimi i tij nga Chelsea në fillim të këtij sezoni, Tuchel po tërheq interes nga Italia.
Sipas mediumit La Gazzetta dello Sport, Roma dhe Interi janë të etur për trajnerin gjerman.
Te Interi, Simone Inzaghi është nën presion, ndërsa Roma mund të humbasë Jose Mourinhon mes pretendimeve se ai është i frustruar me buxhetin e tyre të kufizuar të transferimeve.
Është diskutuar edhe një rikthim në Angli, ku ai është lidhur me Tottenham Hotspur.
Vera e këtij viti pritet të jetë e nxehtë për të ardhmen e trajnerit gjerman.