Tuchel paralajmëron tri përforcime të mëdha te Chelsea

13:42 | 31 Maj 2021

Tuchel deklaron se dëshiron tre përforcime në verë.

Menaxheri i Chelaseat, Thomas Tuchel ka treguar se atij i duhen tre lojtarë për ta përforcuar skuadrën.

Chelsea e fitoi Ligën e Kampionëve dhe siç duket, Thomas Tuchel do të vazhdojë të jetë trajner i Chelseat edhe për disa vite të tjera.

Tuchel duke folur për “Goal.com”, ka thënë se atij i duhen disa përforcime për sezonin e ardhshëm, transmeton lajmi.net.

“Dy apo tri nënshkrime të reja do të ishin fantastike”, tha ai.

“Nryshimet nuk duhen mohuar asnjëherë”, shtoi ai.

“Kjo sepse ju gjithmonë sillni energji të re përmes ndryshimeve, djemtë e ri i vënë në pikëpyetje ata me besimet e vjetra, të cilët sfidojnë çdo gjë në stërvitje kështu që mendoj që është gjë e mirë”, tha Tuchel.

“Nuk mendoj se na duhen shatë a po tetë, kemi skuadër të re dhe të mirë, dy apo tre lojtarë do të ishin fantastikë nëse do të mund ti merrnim”, përfundoi Thomas Tuchel.

Komento: