
Ky lojtar i PSG-së mund t’i bashkohet Chelseat në verë!
Thomas Tuchel po mendon për sezonin e ri në klubin e Chelseat. Tekniku gjerman është favoriti kryesor për ta ‘rrëmbyer’ lojtarin italian, Marco Verratti.
Ashtu siç raporton ‘90min’, Tuchel pritet që gjatë afatit veror t’i dërgoj ofertë zyrtare klubit të Paris Saint-Germain për lojtarin italian.

Verratti dhe Tuchel kanë bashkëpunuar më shumë se dy vite, kur ky i fundit ishte në stolin e PSG-së, transmeton indeksonline.
Mesfushori italian te klubi francez u transferua në vitin 2012. Ai është i interesuar për një aventurë të re dhe Chelsea mund të shihet si opsioni ideal për të.
Duhet theksuar se në afatin veror do të jetë një garë e nxehtë për Verrattin, duke e parë që në ‘luftë’ për shërbimet e tij janë edhe klubet, si: Manchester City, Liverpool dhe Manchester United.
