Tumbakoviç dhe futbollistët serbë nuk zbresin në fushë, “dorëzohen” para Kosovës

19:11 | 07 Qershor 2019

Mali i Zi dhe Kosova sot do të ballafqohen në fushë prej orës 20:45.

Mbetet vetëm të konfirmohet përmes formacioneve zyrtare që do të publikohen pas pak se trajneri serb i Malit të Zi, Ljubisa Tumbakoviç, bashkë me dy lojtarë serbë, nuk do t’i mbrojnë ngjyrat e Malit të Zi në ndeshjen ndaj Kosovës që zhvillohet prej orës 20:45.

Gazeta Express mëson se Tumbakoviç dhe futbollistët serbë nuk u janë bindur drejtuesve të Federatës së Futbollit të Malit të Zi për të zbritur në fushë.

Ata u janë dorëzuar presioneve të shumta nga Beogradi dhe malazezët janë pajtuar me vendimin e tyre tashmë.

Me këtë rast kontrata do t’i ndërpritet trajnerit serb nga Federata Malazeze, e cila do të heq dorë edhe nga futbollistët serbë që refuzuan të luajnë në ditën e lojës

Komento: