Tuna bën veprimin më të ‘çuditshëm’, ia shpreh ‘dashurinë’ këtij mashkulli

20:08 | 15 January 2019

Altuna Sejdiu është këngëtarja shqiptare nga Maqedonia, e që për publikun u bë e njohur emrin artistik Tuna.

Që nga fillimet e saj ajo ka qenë shumë e pëlqyer për publikun, sidomos me karakterin dhe stilin e saj të veçantë, përcjell ORAinfo.

Në këto vitet e fundit ajo është komentuar shumë në media e në publik sidomos pas lidhjes së saj me Patris Berishën e më vonë edhe pas lindjes së djalit, Tianit.

Tuna edhe pse është shumë e përkushtuar në familjen e saj dhe në profesion, arrin të jetë edhe shumë aktive në rrjete sociale.

E sot, ajo ka postuar një foto ku shihet pranë DJ-it të sa dhe që në mbishkrmin në gjuhën angleze, ajo ka thënë se po ia shpreh dashurinë atij, kjo do të thotë se ata janë miq shumë të mirë./ORAinfo/

Komento: