Tuna e Fifi po e përjetojnë suksesin e madh

11:53 | 22 Qershor 2022

Fifi e Tuna nisin të numërojnë miliona.

Para 4 dite është publikuar projekti “Melaqe” nga këngëtaret e njohura Fifi dhe Tuna.

Kjo këngë është pritur mirë nga publiku e këtë e dëshmojnë edhe klikimet në Yotube. E për këtë sukses padyshim se artistet janë të kënaqura.

Fifi ka njoftuar se “Melaqe” deri tani në Yotube ka arritur mbi 1 milionë klikime.

Producent i kësaj kënge është Fatjon Miftari, tekstin e ka shkruar Fifi, për melodinë po ashtu Fifi bashkë me Tunën.

Për anën vizuele është përkujdesur produksioni “Full Moon”.

Komento: