Tuna i hoqi djalit mbiemrin Berisha, Roberti e Patrisi: Në Instagram mundesh t’ja bësh edhe Sali Berisha, por …

09:23 | 03 Janar 2021

Tuna dhe Patrisi nuk janë më në lidhje.

Prej kohësh po përflitet që Tuna dhe Patrisi i kanë dhënë fund martesës së tyre.

Këngëtarja ka hequr mbiemrin e Patrisit nga Instagrami i të birit dhe nga Tian Patris Berisha, tashmë në bion e Instagramit të tij shkruhet Tian Sejdi, mbiemri i këngëtares.

Lidhur me këtë detaj kanë folur Robert dhe Patris Berisha mbrëmjen e djeshme në “Soiree” me Jonida Shehun.

“Rene dhe Tian Berisha deri ne vdekje”, thanë të dy njëzëri vëllezërit Berisha.

“Në Instagram mundesh t’ja bësh edhe Sali Berisha, por në çertifikatë ashtu do të ngelet. E kanë emrin e bukur dhe mbiemrin më të mirë që shkon me çfarëdolloj emri”, shtoi Roberti.

Komento: