
Altuna Sejdiu është këngëtarja shqiptare nga Maqedonia e që për publikun njihet si Tuna.
Ajo është një këngëtare që për vite i kontribuoi muzikës shqiptare vetëm me këngë që u bënë hite, shkruan ORAinfo.
Ajo ka kohë që është ndarë nga burri i saj, Patris Berisha me të cilin kanë edhe një djalë, Tianin.
E pas ndarjes, Tuna po vazhdon të jetë aktive në rrjetet sociale, me postime të ndryshme.
Ajo sot ka publikuar një video ku shihet se është për rrugë.
E rregulluar bukur dhe në disponim të mirë, duket se Tuna e ka harruar ndarjen nga ish-burri i saj, Patris Berisha. /ORAinfo/
