Tuna është një ndër këngëtaret më të përfolura në publik që në daljen e saj të parë në skenë.
Përveç me muzikën e saj ajo është edhe shumë e përfolur në publik për jetën private, shkruan ORAinfo.
Tuna tani është e martuar me muzikantin, Patris Berisha dhe ka një djalë që e kanë quajtur, Tian, i cili sot feston ditëlindjen.
Tuna e ka uruar përmes një postimi në Instagramin e saj, ku ka shkruar disa fjalë emocionuese.
“Arritja ime më e madhe në jetë je ti për mua. Titulli më i bukur që kam del nga goja jote. Urime ditëlindjen jetë. Të don Mami&Babi”- ka shkruar Tuna.
Duket se festa e Tianit do të jetë madhështore dhe e gjithë familja po duken tejet bukur./ORAinfo/