Tuneli i ferrit.
Në Lituani kohë më parë është zbuluar një tunel që ishte hapur nga të bur,gosurit hebre, në të cilin nazistët po planifikonin t’i fusnin të bur,gsurit dhe t’i digjnin, mirëpo ai tunel filloi të përdorej nga hebrenjtë për të ikur, dhe 40 të burgosur kanë arritur të arratisen përmes tij.
Një ekip i përbërë me kërkues nga Izraeli, Amerika, Kanadaja dhe Lituania, kanë përdorur teknologji skanimi për zbulim të naftës, për të gjetur këtë tunel, që u përdor në përpjekje që të largoheshin nga nazistët gjatë Luftës së Dytë Botërore, shkruan Gazeta Metro.
Tuneli i gjatë 35 metra është gjetur në malin Ponar, i njohur sot me emrin ‘Paneriai’, ku nazistët kanë privuar nga jeta 100 mijë njerëz. Gjatë fundit të luftës, të bur,gosurit janë dërguar në kampin e përqëndrimit në Stutthof dhe ku janë detyruar që të djegin trupat e pajetë.
Në mënyrë të fshehtë, ata kanë gërrmuar tunelin . 40 të bur,gosur kanë arritur të arratisen përmes tunelit në vitin 1944 dhe kanë arritur deri te forcat partizane.