Turistët bllokohen në Valbonë, ndërron jetë njëri prej tyre

17:13 | 16 July 2022

Sërish disa turitë tëhuajë janë bllokuar në Valbonë.

Një turist serb ka humbur jetën në Grykën e Valbonës. Ende nuk dihen detaje të tjera mbi ngjarjen por pritet zbardhja e shkaqeve të vdekjes së turistit.

Ndërkohë sipas burimeve zyrtare policia e komisariatit të Tropojës së bashku me një grup shpëtimi të mbështetur edhe nga Kosova po shkojnë drejt vendit të ngjarjes.

Ngjarja mendohet se ka ndodhur në vendin e quajtur “Gryka e Hapur”.

Gjatë paradites, Salla Operative e Tropojës ka marrë njoftim nga një turiste serbe, se në vendin e quajtur “Maja e grykave të hapura”, Valbonë, duke eksploruar zonën me një grup turistësh, njëri prej tyre, shtetasi G. S., kishte ndërruar jetë, dyshohet si pasojë e infarktit.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Tropojë, së bashku me ekipin mjekësor të spitalit të Tropojës, janë nisur drejt adresës së dhënë.

Duke qenë se për shkak të terrenit të thepisur, nuk është e mundur ulja e helikopterit, në ndihmë të shërbimeve të Policisë Tropojë janë nisur edhe Forcat e kërkim-shpëtimit të Kosovës, për të bërë të mundur nxjerrjen e turistëve, nga vendi ku janë bllokuar.

Komento: