Turqia driidhet nga një tërmet

09:24 | 19 January 2021

Tërmeti dridh Turqinë.

Një tërmet me fuqi 4,2 ballë ka goditur sot provincën perëndimore Denizli të Turqisë, bëri të ditur agjencia për menaxhimin e katastrofave.

Autoriteti i Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD) në faqen e tij të internetit tha se epiqendra e tërmetit ishte në rrethin Acıpayam.

Tetorin e kaluar, një tërmet i fuqishëm prej 6,6 ballësh goditi qytetin e tretë më të madh të vendit, Izmirin, duke vrarë të paktën 115 persona dhe duke lënduar më shumë se 1.000 të tjerë./AA

Komento: