Turqia është goditur nga një tërmet.
Një tërmet me fuqi 5 ballë të shkallës Rihter goditi sonte provincën Van në Turqinë lindore.
Për momentin nuk ka të dhëna për viktima apo të lënduar, njoftoi Ministria e Shëndetësisë në Twitter.
Sipas Agjencisë Turke të Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD), tërmeti ka qenë në një thellësi prej 18.6 kilometrash dhe ka ndodhur në orën 21:35 me kohë lokale.
Guvernatori Ozan Baldji tha se nuk ishte marrë asnjë “raport negativ” pas tërmetit, por se ekipet e emergjencës po punonin për të identifikuar dëmet e mundshme.
Më shumë se 600 njerëz u vranë dhe mijëra u plagosën kur një tërmet me fuqi 7.2 ballë goditi provincën Van në vitin 2011.