Turqia i bën thirrje Rusisë dhe Ukrainës të garantojnë sigurinë në Detin e Zi pas sulmit me dron

12:25 | 04 Gusht 2026
turqia-i-ben-thirrje-rusise-dhe-ukraines-te-garantojne-sigurine-ne-detin-e-zi-pas-sulmit-me-dron

Turqia u bëri thirrje të martën Rusisë dhe Ukrainës të marrin masa për të garantuar sigurinë e lundrimit në Detin e Zi, pasi një sulm me dron goditi një anije në pronësi turke pranë portit rus të Novorossiyskut, duke plagosur rëndë tre anëtarë të ekuipazhit.

Ministria e Jashtme e Turqisë deklaroi se Ankaraja është thellësisht e shqetësuar për shënjestrimin e anijeve civile në Detin e Zi, pavarësisht “të gjitha paralajmërimeve tona”, duke shtuar se po ndjek nga afër gjendjen e qytetarëve të saj, shkruan Reuters

Komento: