Turqia i dhuron donacion FSK-së autoblinë me vlerë afro gjysmë milioni dollarë

16:12 | 20 Qershor 2019

FSK është furnizua edhe me një autoblindë.

Ministria e Mbrojtjes e Republikës së Kosovës ka njoftuar se FSK ka përfituar donacion të Autoblindës “Cobra”.

Pranimi i donacionit të autoblindës së ndihmës së parë Cobra 4×4 u bë në Kazermën “Adem Jashari”.

Sipas Ministrisë, kjo autoblindë se bashku me të gjitha pajisjet rezervë, kap vlerën e 462 mijë e 457 dollarëve.

Këtë donacion e ka bërë Republika e Turqisë për FSK-në.

Komento: