Turqia mbështet Kosovën në transformimin e FSK-së në ushtri

15:09 | 16 Dhjetor 2018

Ambasade turke në Kosovë ka konstatuar mbështetjen e saj në votimin që ka bërë Parlamenti I Kosovës për transformimin e FSK-së në ushtri.

Sipas kësaj deklarate themelimi I ushtrisë është një e drejtë sovrane, shkruan ORAinfo.

“Turqia, si një vend i Ballkanit dhe anëtar i NATO-s që kontribuon në KFOR dhe FSK, duke marrë në konsideratë ligjet e miratuara nga parlamenti i Kosovës më 14 dhjetor për transformimin e FSK-së në një ushtri si një të drejtë sovrane, gjithashtu konstaton deklaratat nga autoritetet kosovare të përshtatshme që procesi i transformimit, i cili pritet të zgjasë vite, do të zhvillohet në mënyrë demokratike dhe përfshirëse të të gjitha komuniteteve të Kosovës brenda kornizës kushtetuese, në koordinim me NATO-n dhe në një mënyrë që do të ruajë paqen dhe stabilitetin në rajon.

Turqia, në përputhje me rëndësinë që i jep paqes dhe stabilitetit të rajonit, do të mbajë mbështetjen e saj për vazhdimin e dialogut midis Prishtinës dhe Beogradit.”-thuhet në deklaratën e Ambasadës ./ORAinfo/

Komento: