Turqia ndryshon emrin, tash e tutje do të quhet me këtë emër!

10:57 | 18 January 2022

Autoritetet turke kanë vendosur ta ribrendojnë imazhin e vendit në botë, e televizioni turk TRT ka treguar se pse po e bënë një gjë të tillë.

Në fillim të këtij muaji, presidenti turk Recep Tayyip Erdogan, ka paralajmëruar ndryshimet duke ndërruar ndërkombëtarisht emrin e njohur si “Turkey” në “Turkiye”, transmeton Telegrafi.

“Fjala Turkiye prezanton kulturën, civilizimin dhe vlerat e popullit turk në mënyrën më të mirë të mundshme”, thuhet në kumtesën e televizionit turk.

Ndërrimi i emrit të një shteti nuk është diçka e rrallë.

TRT merr shembullin e Holandës që ndryshoi emrin apo rastin e Maqedonisë, që së fundmi pas negociatave disa vjetore me Greqinë u dakordua për emrin Maqedonia e Veriut.

Irani në vitin 1935 ndërroi emrin, që më herët quhej Persia.

Komento: