Turqia nuk i del në ndihmë Ukrainës, thotë se s’mund t’i ndalojë anijet luftarake ruse të hyjnë në Detin e Zi

19:52 | 25 Shkurt 2022

Turqia nuk mund ta ndihmojë Ukrainën.

Ukraina i ka bërë thirrje më herët Turqisë që të ndalojë anijet luftarake ruse që synojnë të kalojnë nëpër ngushticat e Bosforit e Dadanelles që të çojnë në Detin e Zi.

Ministri i jashtëm turk, Mevlüt Çavuşoğlu, tha se Turqia nuk mund ta bëjë një gjë të tillë, të ndalojë anijet luftarake ruse të hyjnë në Detin e Zi përmes këtyre ngushticave, transmeton Reporteri.net.

Këtë, thotë ai, e ka bën për shkak të një klauzole në një pakt ndërkombëtar, raporton Reuters.

Forcat ruse zbarkuan në portet e Detit të Zi dhe në Azov të Ukrainës si pjesë e pushtimit të saj.

Turqia ka kontroll mbi ngushticat sipas Konventës së Montreux të vitit 1936 dhe mund të kufizojë kalimin e anijeve luftarake gjatë kohë së luftës apo nëse ndjen kërcënim.

Megjithatë, kërkesa e Ukrainës e ka vënë në një pozitë të vështirë anëtaren e NATO-s, teksa përpiqet të menaxhojë angazhimet e saj perëndimore dhe lidhjet e ngushta me Rusinë.

Komento: