Shteti turk i ka dalë në ndihmë Ukrainës.
Turqia ka deklaruar se është gati të dërgojë një anije në Mariupol për të mundësuar evakuimin e ushtarëve të plagosur ukrainas dhe civilëve të tjerë nga uzina e çelikut Azovstal.
Lajmin e ka bërë të ditur zëdhënësi i presidentit Recep Tayyip Erdogan, Ibrahim Kalin në një intervistë për Reuters.
“Plani ynë parashikon që njerëzit e evakuuar nga fabrika e çelikut të sillen me rrugë tokësore në portin e Berdyansk, i cili si ndodhet në Detin Azov, dhe më pas një anije do t’i çojë ata në Stamboll”, u shpreh Kalin.
Evakuimi i ushtarëve nga metalurgjiku i Mariupolit është një ndër kërkesat kryesore të Ukrainës për të rinisur bisedimet me Rusinë.