Turqia ofron ndërmjetësim në bisedimet, Ukrainë – Rusi

18:00 | 07 Prill 2022

Ukraina dhe Rusia, do të vazhdojnë bisedimet.

Turqia mund të vazhdojë të presë bisedimet e paqes Ukrainë-Rusi, ka thënë ministri i Jashtëm turk, Mevlut Cavusoglu, transmeton Sky News.

Cavusoglu i bëri ofertën homologut të tij ukrainas Dmytro Kuleba pasi anëtarët e NATO-s, të cilët janë takuar prej dy ditësh në Bruksel, ranë dakord sot të forcojnë mbështetjen për Ukrainën në mes të luftës së saj të vazhdueshme me Rusinë.

Duke folur nga Brukseli, Cavusoglu tha gjithashtu se kishte ende rreth 30 qytetarë turq, përfshirë shoqëruesit e tyre, të bllokuar në qytetin port jugor të Ukrainës, Mariupol.

Ai konfirmoi gjithashtu se homologu i tij amerikan Antony Blinken e kishte ftuar atë në Uashington për bisedime më 18 maj, pasi aleatët e NATO-s nisën një platformë për të përmirësuar dhe forcuar lidhjet e tyre të tensionuara prej kohësh këtë javë.

Komento: