Turqia regjistron mbi mijëra raste të reja me COVID-19

20:47 | 23 Prill 2021

Bllokim tre-ditor

Turqia regjistroi 49,438 raste të reja të koronavirusit në 24 orët e fundit, më poshtë nga një rekord prej më shumë se 63,000 rastesh të raportuara javën e kaluar, raporton Reuters.

Të dhënat nga Ministria e Shëndetësisë gjithashtu treguan 343 viktima për shkak të Covid-19 në të njëjtën periudhë, duke e çuar numrin e përgjithshëm të vdekjeve që nga fillimi i pandemisë në 37,672
Turqia renditet e katërta globalisht në numrin e rasteve ditore bazuar në një mesatare shtatë-ditore, sipas një llogarie të Reuters.

Një shtetrrethim ndërmjet orës 19:00 dhe 5 e mëngjesit është në fuqi gjatë ditëve të javës, si dhe mbyllje të plotë të fundjavës dhe masa të tjera.

Një bllokim tre-ditor që filloi në 14:00 të Enjten u vendos gjithashtu për shkak të së Premtes që ishte një festë kombëtare.

Komento: