Turqia shënon golin e dytë, Etrit Berisha goditet me shishe në kokë nga tifozët ‘Kuq e Zi’

22:41 | 22 Mars 2019

Shqipëria po humb kundër Turqisë në ndeshjen e parë eliminatore ‘Euro 2020’.

Kombëtarja Shqiptare ka pësuar edhe golin e dytë para pak minutash në stadiumin “Loro Boriçi”, ndërsa mesfushori i Milanit, Calhanoglu vrapoi të festojë poshtë tribunës së tifozëve shqiptarë, çka provokoi reagimin e tyre.

Shishe të shumta drejt turkut, ndërsa Berisha dhe Hysaj e Xhaka ndërhynë për të qetësuar tifozërinë.

Në këtë moment, goditet më një shishe edhe portieri kuqezi, Etrit Berisha, që gjithsesi detyrohet të mos bëjë zë dhe të rikthehet në katërkëndësh, dukshëm i zhgënjyer, shkruan Top Channel.

Natyrisht që kjo ishte e tepërt, pasi jo vetëm hedhja e shisheve, pro edhe goditja e futbollistit tonë, është totalisht e papranueshme në të tilla evente sportive.

Komento: