Presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan, u ka bërë thirrje palëve për vetëpërmbajtje pas sulmit të sotëm, si pasojë e të cilit deri tani kanë humbur mbi 20 persona dhe qindra të tjerë janë plagosur.
Me një reagim të tij, Erdogan thotë se Palestina dhe Izraeli duhet të qëndrojnë larg hapave, të cilët mund të përshkallëzojnë më tej situatën në Rripin e Gazës.
“Turqia u bën thirrje palëve që nën dritën e ngjarjeve këtë mëngjes në Izrael të veprojnë me vetëpërmbajtje dhe të qëndrojnë larg hapave që përshkallëzojnë tensionet”, tha ai./FrontOnline/