Twitter i’a ‘bllokon’ postimin Trumpit

11:26 | 29 Maj 2020

Twitteri ka fshehur një nga postimet e presidentit amerikan Donald Trump nga profili i tij, duke thënë se shkeli rregullat në lidhje me madhërimin e dhunës.

Por në vend që të fshihet, shkrimi është zëvendësuar me një paralajmërim dhe mund të shihet duke klikuar mbi të.

Paralajmërimi thotë se “Twitter ka përcaktuar se mund të jetë në interes të publikut që cicërima të mbetet e arritshme”.

Trump kishte shkruar për qytetin amerikan të Minneapolisit, i cili ka parë netë me radhë protestash pas vdekjes së një njeriu me ngjyrë në arrest policor.

Presidenti amerikan tha se ai do të “dërgojë Gardën Kombëtare”, dhe e përcolli atë me një paralajmërim se “kur të fillojë plaçkitja, të shtënat fillojnë.”

Politika e Twitterit për shtimin e një paralajmërimi, në vend të fshirjes, me cicërimat që shkelin rregullat e tij kur bëhet fjalë për figura të mëdha publike u njoftua në mesin e vitit 2019. Por rrjeti social asnjëherë nuk e ka përdorur atë tek Trump – dhe as nuk ka fshirë asnjë nga cicërimat e tij më parë, raporton BBC.

Komento: