Tymi i madh nga Obiliqi, Prokuroria autorizon Policinë për ndërmarrjen e veprimeve hetimore

15:08 | 25 Prill 2026

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka autorizuar Policinë e Kosovës për ndërmarrjen e hetimeve lidhur me dyshimet për ndotje të ajrit nga Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) në Obiliq.

Në njoftim për media bëhet e ditur se Prokuroria ka pranuar informacione dhe një video-incizim, në bazë të të cilave dyshohet se ndotja e ajrit po shkaktohet nga tymi i oxhakut në KEK.

“Prishtinë, 25 prill 2026- Prokuroria Themelore në Prishtinë, përkatësisht Departamenti i Përgjithshëm, njofton opinionin publik se ka pranuar informacione dhe një video-incizim, mbi bazën e të cilave ekzistojnë dyshime për ndotje të ajrit përmes tymit që po shkaktohet nga oxhaku në Korporatën Energjetike të Kosovës (KEK), në Komunën e Obiliqit. Në lidhje me këtë rast, Prokurori i Shtetit ka autorizuar Policinë e Kosovës që të ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore për verifikimin e plotë të rastit dhe sigurimin e provave relevante. Rasti po hetohet në drejtim të veprës penale “Ndotja, degradimi ose shkatërrimi i mjedisit”, sipas nenit 338 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftim.

Komento: