Tymi i madh te parku i Biznesit në Drenas, policia jep detaje

12:33 | 11 Mars 2024

Një tym i madh ka dalur ditën e sotme tek parku I biznesit në Drenas.

Lidhur me këtë rast, zëdhënësja e rajonit të Prishtinës, Flora Ahmeti ka dhënë detaje për Front Online.

Ahmeti tha se policia është njoftuar për një incident zjarri në fshatin Korroticë e Epërme të Drenasit.

Ajo tha se në vendngjarje janë zjarrfikësit dhe policia të cilët po merren me rastin.

“Sot rreth orës 11:00, kemi pranuar informatën për një incident zjarri në një fabrikë në fshatin Korroticë e Epërme të Drenasit. Në vendngjarje janë zjarrfiksit dhe policia të cilët po merren me rastin. Për detaje njoftoheni me kohë”, tregon Ahmeti.

Komento: