Tymi i zi nga termoelektranat, ky është sqarimi nga KEK – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
0 °C

Tymi i zi nga termoelektranat, ky është sqarimi nga KEK

10:54 | 02 Shtator 2019

Korporata Energjetike e Kosovës, përmes një komunikate për media ka njoftuar se tymi i zi që po shihet nga termoelektranat nuk është asgjë e jashtëzakonshme pasi po kthehen blloqet në prodhim.

Nuk ka asgjë shqetësuese dhe nuk po ndodhë asgjë e jashtëzakonshme.

Ky është një proces i pa shmangshëm që zgjatë për disa orë derisa të kthehen blloqet në prodhim pas revizioneve të përgjithshme.

Kjo ndodh prej kur janë instaluar këto pajisje në Kosovë, tash e 60 vite me parë. Njëjtë sikurse që ndodhë në çdo vend të botës ku prodhohet energji elektrike nga thëngjilli.

Kjo është si rezultat i ndezjes së gjeneratorëve me anë të djegies me naftë dhe zgjatë disa orë derisa të hynë në sistem dhe të fillon ndezja e gjeneratorëve me thëngjill.

Prandaj, i kemi njoftuar qytetarët dhe organet përgjegjëse së se kjo do të ndodhë gjatë fazës se kthimit të blloqeve në prodhim pasi kemi përmbyllur me kohë të gjitha remontet në blloqet e TC-A dhe TC-B në mënyrë që nga shtatori t’i kemi të gjitha kapacitetet në dispozicion të prodhimit të energjisë elektrike.

Ajo qe shihet sot është si rezultat I kthimit në prodhim të “Bllokut A3” cili ka qenë në revizion të përgjithshëm, i ndalur për 4 muaj rresht.

Gjithnjë duke u bazuar në programin e dhënë nga OE, gjatë kësaj kohe në dalje të oxhakut do të jetë prezentë tymi pak me i theksuar si dhe zhurma që do paraqitet gjatë testimit.

Gjatë fazës së startimit të njësisë gjeneruese situatë e tillë (tym më I theksuar) është e pashmangshme. Pavarësisht kësaj, ne mbesim me shpresë që do të kemi mirëkuptimin e gjithë qytetarëve sepse kjo është forma e vetme cila na mundësin që qytetarëve të vendit të ju ofrojmë stabilitet energjetik edhe gjatë sezonit dimëror.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!