
Një 68-vjeçar ka humbur jetën pasi u aksidentua disa ditë më parë në një nga rrugët e qytetit të Vlorës.
Amdi Hodaj ishte duke lëvizur me biçikletë, në kohën që është përplasur nga automjeti me drejtuese një shtetase 26-vjeçare, shkruan euronewsal.
Pas aksidentit, ai u transportua në gjendje të rëndë në spitalin e Vlorës, ku ndodhej në koma por fatkeqësisht, ai nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve të marra dhe ka ndërruar jetë 5 ditë pas aksidentit.