Gruaja u aksidentua para dy javësh, saktësisht me 7 janar në Fushë Kosovë.
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se gruaja ka ndërruar jetë.
Me datën 7 janar, e ndjera është përfshirë në një aksident trafiku.
Viktima ka qenë duke u trajtuar në mjekim intensiv në QKUK, pas lëndimeve të marra në aksident.
Pasditen e së dielës, gruaja ka ndërruar jetë, me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në obduksion.