U aksidentua para dy javësh, gruaja ndërron jetë sot

10:40 | 21 Janar 2019

Gruaja u aksidentua para dy javësh, saktësisht me 7 janar në Fushë Kosovë.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se gruaja ka ndërruar jetë.

Me datën 7 janar, e ndjera është përfshirë në një aksident trafiku.

Viktima ka qenë duke u trajtuar në mjekim intensiv në QKUK, pas lëndimeve të marra në aksident.

Pasditen e së dielës, gruaja ka ndërruar jetë, me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në obduksion.

Komento: