U aksidentua me motoçikletë, kjo është gjendja e 14 vjeçarit

14:44 | 12 Dhjetor 2018

Aksidentet janë shtuar kohëve të fundit duke lënë shumë të vdekur, por edhe të lënduar.

Një aksident ka ndodhur mes një minibusi dhe një motoçiklete në Prishtinë. Nga ky aksident ka mbetur i lënduar ngasësi i motoçikletës.

Detaje rreth gjendjes së të lënduarit ka dhënë zëdhënësja e QKUK-së, Mirlinda Qyqalla.

“Ngasësi është mashkull, 14 vjeçar, momentalisht është në trajtim mjekësor dhe është jashtë rrezikut për jetë, por prapë është herët të them diçka konkrete pasi tretmanët mjekësore janë duke vazhduar” ka thënë Qyqalla

Komento: