U akuzua se e kopjoi PDK-në, Vjosa Osmani shpërndan disa vargje për slogonin e ri

21:20 | 02 Janar 2021

Osmani ripublikon sloganin, e shoqëron me poezi.

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, njëherit ushtruese e detyrës së presidentit, ka ripublikuar sonte logon e iniciativës së saj politike, e cila ka sloganin “guxo”.

Bashkë me fotografinë e logos së saj, Vjosa Osmani ka publikuar edhe një poezi të poetit Ndre Mjedës, shkruan lajmi.net.

Sidoqoftë, ndaj Osmanit ka pasur akuza se logon dhe sloganin e ka vjedhur nga ata të mëhershmit të cilët i ka pasur Partia Demokratike e Kosovës.

Poezia e postuar nga Vjosa Osmani:

‘Tuj u tall’ e tuj pritue

Kurrgjasend nuk qitet n’dritë

Çfarëdo sendi me fitue

Trimni lypet e guxim’.

Komento: