U arrestua dy ditë më parë, vdes në burg 41-vjeçari

13:00 | 20 Mars 2026
u-arrestua-dy-dite-me-pare,-vdes-ne-burg-41-vjecari

Ka humbur jetën në burg, 41-vjeçari që u arrestua dy ditë më parë në Shqipëri për tentim vjedhje.

Rasti është konfirmuar nga Policia e Shtetit.

Sipas njoftimit vdekja e 41-vjeçarit dyshohet të ketë ardhur nga shkaqe natyrale.

“Më datë 20.03.2026, rreth orës 05:45, në rrugën “Mine Peza”, te Blloku i Sigurisë, ka ndërruar jetë, dyshohet për shkaqe natyrale, shtetasi B. P., 41 vjeç, i arrestuar më datë 18.03.2026 për veprën penale ‘Vjedhja e mbetur në tentativë’. Punohet për sqarimin e rrethanave të rastit”, thuhet në njoftimin e policisë

Komento: