U arrestuan nën dyshimin për marrje të ryshfetit, nga një muaj paraburgim për tre inspektorët e ATK-së

23:08 | 21 January 2025
u-arrestuan-nen-dyshimin-per-marrje-te-ryshfetit,-nga-nje-muaj-paraburgim-per-tre-inspektoret-e-atk-se

Tre inspektorët e Administratës Tatimore të Kosovës nga rajoni i Gjakovës u arrestuan ditën e djeshme nën dyshimin për marrje të ryshfetit.

Operacioni policor u zhvillua në disa rajone në koordinim me Prokurorinë e Shtetit.

Ndaj tyre, Gjykata Themelore në Gjakovë ka marrë sot vendim që t’ua caktojë atyre nga një muaj paraburgim.

Kështu kjo gjykatë e ka miratuar kërkesën e organit të akuzës, gjegjësisht Prokurorisë Themelore të Gjakovës, njofton Klankosova.

Komento: