U bë gjyshe për jerm të dytë, dhurata luksoze e vjehrrës për Elitën

11:58 | 06 Mars 2021

Prezantuesja Elita Rudi është bërë nënë për herë të dytë.

Pas Zërit, në jetë erdhi vajza e çiftit, Bota.

Fatmirësisht gjithçka shkoi lehtë e mirë dhe tashmë Elita me vajzën janë në shtëpi.

Urimet e dhuratat kanë qenë të shumta.

Por, Elita ka vendosur që të ndajë një me publikun. Fjala është për dhuratën e vjehrrës së saj, nënës së Gjikos.

Ajo ka menduar një “pesë lirësh” për nusen e djalit si dhuratë që e bëri gjyshe për herë të dytë.

“Kush paska vajza paska edhe pesë lirësha. Mos na lazdro kaq shumë. Të dua” – ka qenë mesazhi i Rudit për vjehrrën e saj, zonjën Lirije.

Komento: