U bë nënë në moshën 13 vjeçare, flet drejtor i Klinikës së Neontalogjisë

18:30 | 25 Dhjetor 2018

Sot një vajzë vetëm 13 vjeçare ka sjellë fëmijun e saj në jetë.

Kur flitet për statistika të vajzave që lindin fëmijë, mosha 15-vjeçare është më e reja për të cilën ka shifra zyrtare. Por, sot Kosova është kthyer dekada prapa në diskutim kur në jetë erdhi një fëmijë nga një nënë që ka vetëm 13 vjet, shkruan Gazeta Express.

Nëna që siç mëson Gazeta Express është me prejardhje nga Elbasani e tash e një kohë është duke jetuar në Gjakovë. Sipas informacioneve, ajo është e martuar me një djalë nga kjo komunë, mosha e të cilit ende nuk dihet. Të dy këta të komunitetit rom, banorët i njohin si lypsarë.

Por, gjendja e foshnjës që ka lindur dje rreth orës 10:05 minuta sipas përgjegjësve të spitalit është normale, megjithatë nga lindja e parakohshme foshnja është duke u mbajtur në intensivë.

Gjinekologjia
Xhevdet Gojnovci, Drejtor i Klinikës së Neontalogjisë ka bërë të ditur se bëhet fjalë për një vajzë që ka lindur para kohës.

“Foshnja ka lind dje me datën 24.12.2018 në ora 10:05 minuta foshnja ka lind 1.900 gramë, gjatësia 50 centimetra është vajzë, është para kohe 33 javë dhe nëna është e lindur në vitin 2005 në Elbasan në Shqipëri jeton në Gjakovë”, ka treguar Gojonci.
Nëna nga Gjakova mund të jetë më e reja në Kosovë, e ndoshta edhe në rajon.
Siç edhe është marrë vesh ajo veçse është e martuar me personin me të cilin e ka lindur fëmijën, e i njëjti ka vizituar gruan e tij gjatë ditës në spital.

Mirëpo, ligji për familjen thotë se asnjë person nën moshën 18-vjecare nuk mund të lidhë martesë me një tjetër. Aty theksohet se vetëm për shkaqe të arsyeshme dhe sipas kërkesës, gjykata mund të lejojë martesën, por, kjo vetëm për personat më të vjetër se 16 vjet. Kjo nëse konstatohet se personi i tillë ka arritur pjekurinë e nevojshme fizike dhe psikike për të ushtruar të drejtat e veta martesore dhe për të përmbushur detyrimet martesore. Gjykata para se të merr vendimin do të kërkojë mendimin e Organit të Kujdestarisë, do ta dëgjojë të miturin dhe prindërit përkatësisht kujdestarin e tij. Gjykata gjithashtu do të dëgjojë personin me të cilin i mituri ka për qëllim të lidhë martesë, mendimin e institucionit përkatës shëndetësor dhe do të hetojë rrethanat tjera të rëndësishme për vendimin.

Ligji per familjen
E në rastet si ky i sodit kur flitet për persona 13 vjet që sjellin në jetë fëmijë, ligji sheh sanksione që dënohen me burgim deri në 20 vjet.

Sipas Kodit Penal kushdo që martohet me një të mitur mund të dënohet së paku 5 vjet burgim. Më se shumti me 20 vjet burg, kjo duke u thirrur në nenin 247 të këtij kodi.
Sipas statistikave në Kosovë gjatë vitit 2017’të ka lindur fëmijë një vajzë 15’vjeçare, ndërkaq, nga 15 deri në 19 vjet ka pasur 761 raste.

Kodi Penal

Shtatzënitë e hershme të të miturave dënohen edhe nga organizatat që merren me mbrojtjen e të drejtave dhe lirive themelore të fëmijëve. Martesat e shtatzënitë e hershme, janë shkelje e të drejtave të fëmijëve si dhe në të njëjtën kohë rrezikojnë shëndetin mendor e zhvillimin psiko-social të tyre.

Komento: