Ajo ka ditur shumë mirë ta mbajë të fshehtë shtatzaninë.
Këngëtarja e njohur nga Kosova, Lindita Halimi së fundmi është bërë nënë për herë të parë dhe shtatzëninë e saj e ka mbajtur plotësisht të fshehtë.
Madje edhe lajmin se është bërë nënë nuk e ka dhënë ajo fillimisht, por partneri i saj Davon Edwards.
Përmes një statusi në rrjetin social Facebook, ai njoftoi publikisht se bashkë me Lindën janë bërë prindër të një vogëlushjeje që kanë vendosur ta quajnë, Kaimana!
Por cila është arsyeja pse bukuroshja e mbajti të fshehtë?
Së fundmi ajo ka reaguar nëpërmjet një statusi në Facebook, ku shkruante: “Unë vetëm doja të mbroja energjinë e saj dhe të shijoja fazën më të ndjeshme të jetës së një femre. Shtatzëninë…larg nga sytë e botës! Pata eksperiencën më të bukur që kam patur ndonjëherë. Ndihem kaq e fuqizuar! Unë jam femër!”
Pas kësaj vërshuan komentet, ndërkohë ra në sy ai i një mikeshës së saj e cila i shkruante se nuk ka arsye pse të sqarohet për një veprim që e ka marrë vetë.
Mirëpo, këngëtarja i është përgjigjur asaj, duke zbuluar në këtë mënyrë edhe arsyen se përse e ka mbajtur të fshehur.
“Unë nuk e kam fshehur atë nga bota. Gjithsecili ka mendimet e tij, por kur bëhet fjalë për bekimet e Zotit, asnjë mendim i njeriut nuk ka rëndësi! E gjithë familja ime dhe rrethi shoqëror e dinte dhe jam mirënjohëse që të gjithë respektuan privatësinë time. Jo të gjithë gëzohen për ty!”- ka sqaruar ndër të tjera Linda.