Modelja e njohur shqiptare, Almeda Abazi dhe aktori i njohur turk Tolgahan Saisman janë bërë prindër për herë të parë.
Modelja shqiptare dhe aktori i njohur turk e kanë quajtur djalin e tyre me emrin, Efehan, përcjell ORAinfo.
Almeda lindi në një spital privat të Stambollit.
“Djali i Tolgahan dhe Almeda Sayisman erdhi në jetë 3 kilogramë e 285 gramë, 50 cm i gjatë”- ka thënë mjeku që i ndihmoi në lindje.
Por ajo që ka befasuar të gjithë është se as Almeda e as Tolgahan nuk kanë bërë asnjë postim në Instagram për lindjen e djalit të tyre.
Me poshtë ju sjellim postimet e fundit në Instagram të Almedës dhe Tolagahan. /ORAinfo/