Të gjithë u tronditën me vdekjen e futbollistit Emiliano.
Kur po bëhen gati më shumë se një muaj që nga vdekja e ish-futbollistit argjentinas Emiliano Sala, hetimet kanë nxjerrë rezultatet e para të shkaktimit të aksidentit të avionit 2019 Piper PA-46 Malibu, me të cilin fluturonte 28-vjeçari.
Sipas informacioneve, gabimet në drejtimin e avionit nga piloti Dave Ibbotson rezultuan fatale në vdekjen e lojtarit që po udhëtonte drekt Anglisë për t’u zyrtarizuar si lojtari më i ri i Cardiffit.
Piloti ka gabuar në regjistrimin e numrit të avionit dhe e dyta më skandaloze, përdori modalitetin e fluturimit vizual (VFR) në vend të fluturimit me pajisje (IFR). Por dyshimet nuk bien edhe për një vrasje të Salasë.
Deri më sot, ende nuk është gjetur as piloti Ibbotson.