Pas mosmarrëveshjes që kishte mes Biglia dhe Kessie, është vendosur se secili do të marrë gjoba të ndryshme.
Leonardo dhe Maldini kanë thirrur lojtarin argjentinas dhe Kessie në Casa Milan: dy lojtarët do të gjobiten, edhe nëse jo në të njëjtën mënyrë përcjell ORAinfo.
Ish ylli i Atalantas është konsideruar nga Gattuso si personi kryesor përgjegjës për këtë skandal.
Kessie dhe Biglia u përleshën në stol gjatë humbjes 2-1 të Interit, gjë që i lejoi Interit të kapërcejë rivalët e tyre të qytetit në vendin e tretë./ORAinfo/