U bënë “gaz i botës”, Leonardo merr këtë vendim për Kessie dhe Biglian

00:01 | 25 Mars 2019

Pas mosmarrëveshjes që kishte mes Biglia dhe Kessie, është vendosur se secili do të marrë gjoba të ndryshme.

Leonardo dhe Maldini kanë thirrur lojtarin argjentinas dhe Kessie në Casa Milan: dy lojtarët do të gjobiten, edhe nëse jo në të njëjtën mënyrë përcjell ORAinfo.

Ish ylli i Atalantas është konsideruar nga Gattuso si personi kryesor përgjegjës për këtë skandal.

Kessie dhe Biglia u përleshën në stol gjatë humbjes 2-1 të Interit, gjë që i lejoi Interit të kapërcejë rivalët e tyre të qytetit në vendin e tretë./ORAinfo/

Komento: