U bënë prindër të një djali, reagon Princ Leka: Princesha Blerta dhe Princ Aleksandri gëzojnë shëndet të plotë

19:35 | 10 Korrik 2026
u-bene-prinder-te-nje-djali,-reagon-princ-leka:-princesha-blerta-dhe-princ-aleksandri-gezojne-shendet-te-plote

Princi Leka dhe princesha Blerta janë bërë prindër të një djali, të cilin e kanë pagëzuar me emrin Aleksandër.

Për këtë ka shkruar Princ Leka, i cili, ka thënë se ‘’oborri Mbretëror Shqiptar ka kënaqësinë e veçantë të njoftojë lindjen e Lartësisë së Tij Mbretërore, Princ Aleksandër i Shqiptarëve’’, duke shtuar se Princesha Blerta dhe Princ Aleksandri gëzojnë shëndet të plotë.

Postimi:

10 Korrik 2026, Tiranë

Njoftim Zyrtar

Oborri Mbretëror Shqiptar ka kënaqësinë e veçantë të njoftojë lindjen e Lartësisë së Tij Mbretërore, Princ Aleksandër i Shqiptarëve, djalit të Lartësive të Tyre Mbretërore, Princit të Kurorës Leka II i Shqiptarëve dhe Princeshës Blerta. Princ Aleksandri lindi paraditen e së premtes në orën 11:11 më 10 korrik 2026 ne orën 11:11 AM

Lartësia e Saj Mbretërore, Princesha Blerta, solli në jetë Princ Aleksandrin në Spitalin Universitar Obstetrik-Gjinekologjik “Mbretëresha Geraldinë”, në Tiranë. Princ Aleksandri lindi me peshë 3kg 115g.

Princesha Blerta dhe Princ Aleksandri gëzojnë shëndet të plotë.

Princi i Kurorës dhe Princesha Blerta shprehin mirënjohjen e tyre të sinqertë ndaj ekipit mjekësor të Spitalit Universitar Obstetrik-Gjinekologjik “Mbretëresha Geraldinë” për kujdesin e jashtëzakonshëm, profesionalizmin dhe përkushtimin e treguar gjatë kësaj ngjarjeje të gëzueshme.

Oborri Mbretëror Shqiptar.

Komento: