U betuan katër deputetë që u bënë pjesë e Kuvendit për shkak të emërimeve në Qeveri

10:44 | 11 Qershor 2020

Betohen 4 deputetët që u bënë pjesë e Kuvendit për shkak të emërimeve në Qeveri.

Ka nisur seanca e Kuvendit të Kosovës, derisa, fillimisht është bërë betimi i katër deputetëve.

Kryeparlamentarja Vjosa Osmani pasi që lexoi emrat e deputetëve, ka kërkuar që të mbahet qetësi në sallë.

“Sidomos kur lexohet betimi, është me rëndësi që ta dëgjojnë me vëmendje sepse është përgjegjësi e madhe”, ka thënë Osmani, derisa ka përmendur edhe emrat e deputetëve të ri.

“Faton Bislimi e zëvendëson Armend Zemanjn, për shkak se i njëjti është zgjedhur anëtar i Qeverisë. Visar Hoti nga LDK’ja e zëvendëson Driton Selmanajn. Ismet Beqiri nga LDK’ja e zëvendëson Arban Abrashin. Arbrëreshë Krasniqi e zëvendëson Albulena Balaj-Halimaj”, ka thënë Osmani.

Komento: